05 Maj 2024

Banorët e Kroit të Vitakut gati të kthehen në shtëpitë e tyre

Mitrovicë, 28 shkurt - Banorët e Kroit të Vitakut janë të gatshëm të kthehen në shtëpitë e tyre që janë rindërtuar por paraprakisht kërkojnë të kryhen të gjitha punët.

Për këtë ata kanë biseduar edhe në një takim me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, i cili ka premtuar mbështetje për kërkesat e tyre.

Banorët kanë thënë se ka disa punë që kanë mbetur të pakryera, për të cilat ata nuk kanë mundësi që vet t’i kryejnë. Ata përmenden probleme për kyçje në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit etj.

Ndërsa nënkryetari Haziri, tha se do të bëhet krejt çka është e mundshme që gjërat të rregullohen dhe të mos ketë punë të pakryera.

“Do të bëhet një prerje e punëve që kanë mbetur të pakryera dhe të shikohet se çfarë obligimesh kanë operatorët”.

Haziri tha se deri me tani në veri janë rindërtuar rreth 150 shtëpi dhe janë investuar afër 15 milionë euro. “Është bërë punë e madhe në të gjitha lagjet, ku tashmë është rikthyer jeta”.

Ai premtoi se rindërtimi do të vazhdoj deri në kthimin e të gjithë të zhvendosurve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)