28 Prill 2024

Bajram Rexhepi: përgjohem që prej 9 vjetësh

Prishtinë, 14 shtator - Çdo fjalë që ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka folur për nëntë vjet nëpërmjet telefonit është përgjuar dhe ai dyshon se këtë po e bën EULEX-i.

Madje ka deklaruar se ka njoftuar zyrtarët e këtij misioni se dikush nga strukturat e tij po e përgjon ndërsa ka shtuar se telefoni i tij përgjohet që nga viti 2002.

“Nuk e di se kush është pasi po ta dija do t`i padisja”, ka thënë Rexhepi.

Denoncimin publik se po përgjohet ai dhe kryeministri Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e ka bërë të hënën gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë arsye ai ka thënë se vendimi për dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës është marrë dy orë para se aksioni të fillonte.

“Bisedat e mia me kryeministrin Thaçi përgjohen nga ndërkombëtarët, e më pas edhe dekonspirohen. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunëtorë nga UNMIK-u që kanë bashkëpunuar me strukturat ilegale. Për këtë arsye është planifikuar shpejt aksioni në veri”, ka thënë Rexhepi.

Kryeprokurori i Qarkut të Prishtinës, Aleksandër Lumezi, ka thënë në momentin kur ministri ka pohuar se ekziston dyshimi se janë duke u përgjuar ai dhe kryeministri Thaçi se policia e Kosovës duhet të nisë hetime në lidhje me këtë çështje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)