06 Maj 2024

Avokati i Popullit kërkon identifikimin e sulmuesve në Veri

Prishtinë, 30 shtator - Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, po përcjellë me vëmendje ngjarjet në veri të vendit dhe shprehë shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e sigurisë atje.

\"Konfliktet dhe sulmet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga grupe dhe individë rrezikojnë jetën e qytetarëve, cenojnë pronën, kufizojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, në veçanti lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për punë\", thuhet në reagimin e avokotit.

Sulmi i së mërkurës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, kundër një grupi punëtorësh, paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për eskalim të mëtutjeshëm të dhunës. Një gjendje e tillë është e papranueshme.

Avokati i Popullit kërkon identifikimin e sulmuesve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Thirrjet e drejtpërdrejta nga zyrtarët shtetërorë nga Republika e Serbisë për vazhdimin e sulmeve, të dhunës dhe bllokimin e jetës në veri të Kosovës, Avokati i Popullit i konsideron jashtëzakonisht të rrezikshme dhe luftënxitëse.

Avokati i Popullit vlerëson vetëpërmbajtjen e Qeverisë në këtë situatë dhe inkurajon që të vazhdohet me vendosmëri në shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit, duke mbrojtur dhe respektuar edhe më tutje të drejtat dhe liritë e njeriut.

Gjithashtu, Avokati i Popullit e vlerëson angazhimin e të gjithë mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë, për të siguruar në këtë mënyrë të drejtën elementare për jetë, lëvizje të lirë dhe të drejtën për punë, si premisa elementare dhe të domosdoshme të funksionimit të një shteti ligjor dhe demokratik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)