06 Maj 2024

Avokati i Popullit apelon për kujdes me mjetet piroteknike

Prishtinë, 22 dhjetor - Dukuria e përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar në periudhën e fundvitit është shqetësim që po përcillet vit pas viti në Kosovë.

Edhe në këtë vit nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv, për më tepër informata se sasia e mjeteve eksplozive që ka hyrë në doganat e Kosovës këtë vit ka shënuar rritje, e rrit rrezikun të cilit i ekspozohen qytetarët e vendit.

Rastet e lëndimeve të qytetarëve nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe rreziku që paraqet mënyra e pakontrolluar e përdorimit nga të gjitha grupmoshat  ka bërë që Avokati i Popullit në janar të viti 2011  të nxjerr një Raport Ex –officio lidhur me mënyrën e paligjshme të tregtimit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike.

Rekomandimet drejtuar MPB-së, përmes këtij raporti, nuk janë zbatuar dhe janë heshtur.

Përmes këtij apeli, Avokati i Popullit kërkon sërish me këmbëngulje që MPB të angazhohet në zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke ia rikujtuar edhe publikisht:

·    MPB të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për zbatimin e Ligjit për Përdorimin Civil të Eksplozivëve. 

·    MPB të ndryshoi Udhëzimin Administrativ nr. 26/2008, për mënyrën e Prodhimit, Tregtimit, Transportit dhe Asgjësimit të Produkteve Piroteknike, me të cilin rreptësishtë do të ndalohej shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike nga personat të cilët nuk posedojnë licencë përkatëse.

·    Të forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të MPB-së, Policisë së Kosovës dhe autoriteteve komunale me qëllim të ofrimit të sigurisë qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që situatat e tilla të mos përsëriten.

Gjithashtu, Avokati i Popullit apelon tek qytetarët që të respektojnë normat ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike, në mënyrë që festat e fundvitit të sjellin gëzim e qetësi në secilën familje dhe për secilin qytetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)