28 Prill 2024

Avokatët e huaj përfitojnë miliona euro

Prishtinë, 19 korrik - Avokatët e huaj vazhdojnë të marrin qindra mijëra e miliona euro për të mbrojtur ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duket sikur avokatët ndërkombëtarë përfitojnë goxha pasi ngritja e akuzave është shndërruar në një biznes të leverdisshëm, njofton Zëri. Avokati amerikan Terree Bowrs është angazhuar në mbrojtjen e kreut të Skënderajt, Sami Lushtakut nga akuzat e ngritura nga prokurori i EULEX-it.

Më herët avokatë ndërkombëtarë kishin angazhuar edhe Fatmir Limaj dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Janë përfolur shifra të ndryshme të parave të kenë marrë avokatët ndërkombëtarë nga këta klientë kosovarë, ndonëse zyrtarisht kjo mbetet marrëveshje interne mes tyre.

Avokatët me çmimore të veta

Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna, thotë se që nga 15 qershori i këtij viti kur ka hyrë në fuqi Ligji mbi avokatinë, në Kosovë lejohet licencimi i avokatëve nga shtetet e BE-së dhe Amerika dhe se deri më tani janë licencuar dy avokatë, njëri amerikan dhe tjetri gjerman.

Ai thotë se ata punojnë me çmime të veta dhe jo me të Odës së Avokatëve, ndërkohë që shumat mbesin konfidenciale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)