01 Maj 2024

Avni Kastrati uroj FSK në 2 vjetorin e formimit

Mitrovicë, 21 janar - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka qëndruar të premten në Brigadën për Reagim të Shpejtë të FSK-së, ku është organizuar një prezantim i të arriturave të FSK-së në dy-vjetorin e themelimit.

Kryetari Kastrati, ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së për sukseset e tyre në të gjitha segmentet e përgjegjësisë që kanë.

Ai poashtu ka shprehur falënderimin për mbështetjen që ka ofruar FSK-ja për raste të ndryshme emergjente për komunën. Përmendi përkrahjen e ofruar nga FSK-ja për transportimin e  ndihmave të mbledhur nga mitrovicasit për në Shkodër.

Kryetari Kastrati, e ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të Komunës dhe FSK-së  në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik.

Ai të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, të të gjitha rangjeve ua ka uruar dy-vjetorin e formimit, me dëshirën për avancimin e mëtejmë të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)