03 Maj 2024

Ashton: Rendi dhe ligji, çështje me rëndësi për Kosovën

Prishtinë, 27 maj - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Cathrine Ashton deklaroi sot gjatë vizitës në selinë e EULEX-it në Prishtinë, se vendosja e ligjit është një çështje kryesore për të ardhmen e Kosovës.

“Në këtë mëngjes të bukur unë dëshiroj të them se është kënaqësi për mua që ndodhem përsëri në Prishtinë dhe që kam mundësinë të jem këtu në selinë e EULEX-it bashkë me Shefin e Misionit, Mr Bout de Marnhac", tha ajo.

Njëzet e shtatë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sipas saj e përkrahin në tërësi Misionin dhe punën të cilën është duke u munduar ta bëjë ai.

"Përballja me çështjet e rendit dhe ligjit është vërtetë me rëndësi. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e qytetarëve dhe është element thelbësor për ambiciet të cilat ju i keni lidhur me punën tuaj dhe zhvillimin tuaj me Bashkimin Evropian”, tha gjatë fjalës së saj Ashton.

Përfaqësuesja e lartë e BE për Politikën e Jashtme u shpreh se është e rëndësishme që ky mision të ketë mbështetjen e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian.

“Është jashtëzakonisht me rëndësi që të gjithë ne ta përkrahim këtë mision, ashtu siç e bëjmë ne në Bashkimin Evropian, dhe se ne e çmojmë rëndësinë e punës që është duke u bërë, por gjithashtu, siç e thashë, që kam rastin të them se kam kënaqësi të madhe që ndodhem këtu në Prishtinë dhe që e kam mundësinë të diskutoj me Kryeministrin dhe ministrat tjerë për rëndësinë e të ardhmes për Kosovën. Ju faleminderit shumë dhe shpresoj të kalojmë një ditë të këndshme”, ka përfunduar baronesha Ashton.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)