29 Prill 2024

ASHMDHP anëtarësohet në konferencën e mbrojtjes së të chënave

Varshavë, 1 tetor - Pas një pune të përkushtuar të Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë.

Kjo konferencë, e cila organizohet që nga viti 1979 dhe mbahet një herë në vit, është ngjarja më e rëndësishme e vitit në fushën e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.

Komiteti Ekzekutiv i Konferencës, në përbërje prej përfaqësuesve nga Holanda, SHBA, Australia, Polonia dhe Uruguaji vendosi që midis dhjetë shteteve kandidate për anëtarësim me të drejta të plota, të akreditojë vetëm tri autoritete të shteteve, si të: Mauritanisë, Kosovës dhe Argjentinës.

Këtë vit, Konferenca Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, e 35-ta me radhë është organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Varshavë të Polonisë, me moton ”Privatësia është Kompas në Botën Turbulente”.

E përfaqësuar nga Ruzhdi Jashari (Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror) dhe Mentor Hoxhaj (Zëvendës Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror), Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas një përkushtimi në plotësimin e të gjitha kritereve të paracaktuara nga organizatori, arriti që të fitojë të drejtën e anëtarësimit me të drejtë vote, para mjaft autoriteteve të shteteve, si Korea e Jugut (Agjencia Kombëtare e Informacionit), Bremenit (Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave nga një land i Gjermanisë), Rusia (autoriteti federal mbikëqyrës i shërbimit të telekomunikacionit), Singapori (Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave nga Republika e Singaporit) dhe Ekuadori (dy autoritete: njëri nga regjistri nacional i të dhënave publike, dhe tjetri nga telekomunikacioni).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)