29 Mars 2024

Arrihet marrëveshja, përfundoi protesta e policëve të Kosovës

Prishtinë, 5 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë te ditur se se ka përfunduar protesta e njësiteve speciale policore, të cilët me disa kërkesa kishin bojkotuar punën dhe ishin mbledhur të ënjtën në Qendrën e trajnimit në Kishnicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se sot gjithçka i është kthyer rutinës, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet autoriteteve përgjegjëse dhe këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara të policisë, për rishikimin e ngritjes së pagave.

"Është marrë vendim që të bëhet rishikimi për një ngritje pagash. Diku rreth 3,5 milionë do të ketë shtesë për implementim të pagave", njoftoi Kelani. Moszbatimi i Ligjit për Policinë e Kosovës, mosrritja 100 % e pagave bazë dhe mosndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ishin vërejtjet kryesore të më shumë se katërmbëdhjetë njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Përfaqësues të këshillit të njësive të specializuara të policisë nuk janë prononcuar në lidhje me zhvillimet e fundit për këtë çështje.

Moszbatimi i Ligjit për Policinë e Kosovës, mos rritja 100 për qind e pagave bazë dhe mos ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ishin vërejtjet kryesore të më shumë se katërmbëdhjetë njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Përfaqësues të këshillit të njësive të specializuara të policisë nuk janë prononcuar në lidhje me zhvillimet e fundit për këtë çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)