28 Prill 2024

Arrestohet zyrtari policor i përfshirë në aksidentin në Peran

Prishtinë, 27 shtator - Hetuesit e Departamentit të hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), me autorizim të Prokurorit Publik kanë arrestuar zyrtarin policor S. F me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, neni 378 i Kodit Penal të Kosovës.

Hetuesit e IPK-së kanë grumbulluar informacione shtesë rreth aksidentit të raportuar më 19.09.2013 në fshatin Peran të Podujevës, duke përfshirë intervistimin e disa dëshmitarëve okular, analizimit të dokumentacionit dhe shkresave tjera nga vendi i ngjarjes, me qëllim të vërtetimit sa më të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike.

Zyrtarit Policor të arrestuar nga IPK-ja i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Të nderuara medie, më poshtë do të gjeni edhe komunikatën e datës 23 shtator 2013 lidhur me të njëjtën ngjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)