16 Maj 2025

Arrestohet Xhelal Sveçla

Prishtinë, 16 mars - Policia e Kosovës ka arrestuar sot Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla.

Vetëvenosje konsideron se kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi.

\"Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja Vetëvenosje!.\"

\"Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet\", thekson Vetëvenosje.

Arrestimi i Sveçlës sipas Vetëvenosje është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëheqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së.

\"Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)