18 Maj 2024

Arrestohet uzurpuesi i “Shpellës së Gadimes”

Prishtinë, 3 prill -  Pretenduesi i “Shpellës së Gadimes”, është arrestuar bashkë me të birin nga Policia e Kosovës për shkak të kërcënimeve ndaj punonjësve të kësaj shpelle.

Nazif Tasholli, ndaj të cilit MMPH-ja i ka ngritur tri padi penale, ditë më parë i kishte dorëzuar çelësat e \"Shpellës së Gamimes\", por të mërkurën ai i ka prishur marrëveshjet e arritura me MMPH-në dhe bashkë me të birin e kanë kërcënuar një punonjës nga stafi i ri i kësaj shpelle.

“Kjo nuk është hera e parë që Nazif Tasholli i kërcënon punonjësit e shtetit, edhe pse është arritur një marrëveshje me të. I njëjti është përgjegjës për shkatërrim dhe përfitim material nga ‘Shpella’, e cila, sipas të gjitha raporteve, është kthyer në gjendje të mjerueshme dhe të cilën MMPH-ja tashmë e ka marrë nën përkujdesje”, është thënë në një komunikatë të MMPH-së.

Ditë më parë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë një vizite që ia ka bërë ministrit Dardan Gashi, ia ka shprehur mbështetjen e parezervë, për vendosmërinë e ministrit që \"Shpella e Gadimes\" të mbrohet nga shteti për t’i ruajtur karakteristikat e saj dhe tërheqjen e turistëve në këtë pikë turistike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)