05 Maj 2024

Arrestohet shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn

New York, 15 maj - Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),  Dominique Strauss-Kahn do të akuzohet në New York për ngacmim seksual dhe përpjekje për dhunim.

Kështu njoftoi një zëdhënës i policisë i stacionit policor në Harlem të Nju Jorku,t ku po mbahet Strauss-Kahn.

Francezi 62 vjeçar është arrestuar disa orë më parë në një avion në aeroportin John F. Kennedy të New Yorkut, i cili pritet të nisej për në Paris.

Strauss-Kahn akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një pastruese të dhomave të hotelit. Sipas të dhënave të policisë, ai pastaj është larguar me nxitim nga hoteli ku ka lënë telefonin e tij mobil dhe sendet e tjera personale.

Francezi, i cili konsiderohej si kandidat  i mundshëm socialist për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vendin e tij do të pritej këtë të dielë në një takim në Berlin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)