16 Maj 2025

Arrestohet sërish kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri

Prishtinë, 12 prill - Sot, rreth orës 09:00, është arrestuar sërish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri.

Vetëvendosje ka vlerësuar se i rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë.

\"Në mungesë të çdo legjitmiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën.\"

\"I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë\", thekson VV.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka shoqëruar për në gjykatë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në mëngjes policia ka shoqëruar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deri në gjykatë”, ka thënë Ahmeti.

Rasti në gjykatë ka të bëjë me një incident në Kuvendin e Kosovës, në të cilin ishin përfshirë deputetë të Vetëvendosjes dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje! kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)