29 Prill 2024

Arrestohet rrjeti kriminal italo - shqiptar i kartelave bankare

Romë, 20 janar - Policia italiane ka ndaluar rrjetin kriminal italiano- shqiptar që merrej me falsifikimin e kartelave bankare dhe kryerjen e transfereve ilegale.

Policia italiane theksoi se janë ndaluar dy shqiptarë, ndërsa shtatë veta janë në arrati. Koka e këtij grupi kriminal dyshohet të jetë një italian, i cili organizonte dhe vepronte me grupin në regjionet e Umbria, Piemond dhe Laitum, informon INA.

Për përfshirje në këtë grup dyshohen edhe shtetas të tjerë italian të punësuar në institucione bankare, kreditore dhe ndërmarrje që merren me prodhimin e kartelave.

Dy shqiptarët e ndaluar nga policia kanë pranuar se ata merrnin vetëm 6000 euro në muaj për punën e tyre të caktuar që e bënin.

Gjatë këtij operacioni të gjërë, janë ndaluar edhe 13 italian, që nuk kanë pranuar lidhjen e tyre me rrjetin kriminal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)