06 Maj 2024

Arrestohet Ratko Mlladiç

Beograd, 26 maj - Mediat serbe raportojnë se një person që dyshohet se është i kërkuari nga Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Ratko Mlladiç, është arrestuar në Serbi.

Sipas mediave serbe arrestimi është bërë gjatë një operacioni sekret të policisë serbe, të kryer gjatë natës në territorin serb. Personi që dyshohet të jete Mlladiç, quhej Milorad Komadiç.

Mlladiçi akuzohet se gjatë rrethimit trevjeçar të Sarajevës kishte urdhëruar vrasjen dhe masakrimin e shumë civilëve. Mlladiçi kishte orkestruar edhe masakrën masive në Srebrenicë në vitin 1995, ku të vdekur kanë mbetur më shumë se tetë mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Arrestimi i Ratko Mlladiçit , është edhe një prej kushteve që i janë vendosur Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)