03 Maj 2024

Arrestohet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti

Prishtinë, 19 korrik - Me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare ose autorizimit dhe marrje të ryshfetit, njësia për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan ka arrestuar sot rreth orës 10:00 të dyshuarin Xh.H – drejtor në Qendrën Klinike të Gjilanit.

Hetimi për këtë rast kishte filluar muaj më herët me autorizimin e Prokurorisë Publike në Gjilan ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë sot pasi që  i njëjti ka kërkuar mito me rastin dhënien së një tenderi në Qendrën Klinike të Gjilanit.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Publike  Komunale  në Gjilan  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)