14 Maj 2024

Arrestohet për shkak se prodhonte Coca Cola false

Prishtinë, 25 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), njësiti në Pejë, ka bërë të ditur se ka bërë arrestimin e personit të dyshuar, ku i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale ”prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Hetuesit policorë duke u bazuar në informacionet e grumbulluara nga terreni, dje më  24.9.2013, rreth orës 15:00, në një lagje në qytetin e  Pejës, kanë zbuluar se i dyshuari M.  P. në oborrin e shtëpisë së tij bën prodhimin e pijeve të gazuara me mjete primitive.

Zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes (në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit),  kanë gjetur: 120 shishe qelqi 0.25 litërshe të mbushura me Coca Cola, 7 shishe 2 litërshe të mbushura me Coca Cola si dhe një sasi të shisheve të zbrazura që ishin të dedikuara për t’u mbushur, e të cilat më  vonë do të dalin në treg.

I dyshuari nuk kishte licencë për biznes për prodhimin e pijeve apo artikujve ushqimorë, kështu që në vendin e ngjarjes janë ftuar inspektorët e tregut dhe ata sanitarë.

Sasia e lëngjeve është konfiskuar dhe asgjësuar nga ana e inspektorëve sanitarë, ndërsa nga  i dyshuari janë konfiskuar pajisje për mbylljen e shisheve të Coca Colës.

I dyshuari është intervistuar dhe pas marrjes së deklaratës me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)