29 Mars 2023

Arrestohet pasi shantazhoi të dëmtuarën se do t’i publikonte fotografi denigruese

Prishtinë, 20 janar - Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zbatimit të Masave të Fshehta të Hetimit dhe Vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës dhe asistencës nga Njësitë relevante të Stacionit Policor të Ferizajt, sot në orët e mëngjesit, në sheshin e qytetit të Ferizajt, është arrestuar në flagrancë i pandehuri E.H, për shkak të veprës penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragrafi 1 të KPRK-së.

E.H  me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e ka kanosur të dëmtuarën, duke i kërkuar shumën prej 1,500.00 € ose në të kundërtën do t’i postonte disa fotografi denigruese në rrjetet sociale, me të cilat do t’ia dëmtonte nderin dhe autoritetin e saj.

Të dyshuarit, gjatë zbatimit të masës së fshehtë të hetimit, i janë gjetur të hollat e pranuara nga e dëmtuara dhe të njëjtat i janë sekuestruar si prova materiale.

Personi me inicialet E.H., është nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerre masat e nevojshme procedurale-ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)