14 Maj 2024

Arrestohet pasi në veturën e tij u gjetën mbi 6 kg marihuanë

Prishtinë, 24 tetor - Dje rreth orës 17:00, në pikë-kalimin kufitar në Kullë është ndaluar vetura e tipit Golf 2 me targa të Bosnjës, pasi që ka ekzistuar dyshimi i bazuar se në këtë veturë mund të ketë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Vetura bashkë me drejtuesin janë ndaluar për kontrollim në vijën e dytë dhe kontrollimi i detajuar ka rezultuar me gjetjen e 6.669 (gjashtë kg e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë gramë) të llojit marihuanë.

Vozitësi i veturës, shtetas boshnjak M. R., lindur më 1964, kishte fshehur substancën narkotike në pjesën e brendshme të veturës dhe pas gjetjes e njëjta është konfiskuar.

Kontrollimi i veturës është bërë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe në asistim të njësitit policor K-9.
 
I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, ndërkohë vetura është konfiskuar dhe rasti i përgatitur nga njësitë policore të departamentit të kufirit tashmë i ka kaluar Njësisë së Hetimeve Kundër Trafikimit me Narkotikë në Pejë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)