06 Maj 2024

Arrestohet një policë nën dyshimin për dhunë familjare

Prishtinë, 25 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:20 përmes qendrës operative komunikuese Pejë është raportuar rasti dhunë familjare.

Me të pranuar informatën stacioni policor Pejë ka dalë në vend të ngjarjes ku ka konstatuar se personi i cili kishte përdorur dhunë në familje (kundër gruas së vet) ishte pjestar i Policisë së Kosovës në Qendrën Operative  Komunikuese Rajonale Pejë.
 
Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës dhe Hetuesit e IPK-së iu kanë pergjigjur thirrjes dhe kanë dalur në vend të ngjarjes.

Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast në ora 16:22 është kontaktuar Prokurori Kujdestar Komunal Pejë i cili ka dhënë urdhër për ndalim për 24 orë, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë mjeksore dhe është dërguar në shtëpi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)