04 Maj 2024

Arrestohet një person për mashtrim

Drenas, 27 shtator - Dje nga hetuesit e stacionit policor të Drenasit, është arrestuar një person i  dyshuar për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar me datën 5 shtatot rreth orës 19:00, nga ana e viktimës i cili i ka huazuar të dyshimtit veturën e tipit Wolsfagen Passat, për një periudhë të caktuar  (1 orë), mirëpo i dyshimti veturën nuk ia ka kthyer pronarit por e ka shitur në Mitrovicë.

I dyshuari S. Gashi 33 vjeç,  është arrestuar nga ana e policisë, ai  po mbahet në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, deri në përfundimin e  veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)