05 Maj 2024

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Prishtinë, 22 mars – Me datën 21.03.2011, nga hetuesit e stacionit policor jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i  dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shumica prej tyre në repartin e Gjinekologjisë, ku janë vjedhur portofola (me para dhe dokumente personale) , telefona celular të tipave të ndryshëm etj.

Puna e hetuesve policor, lidhur me rastet e vjedhjeve në QKUK, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarën

Ø    D. B.  femër, 39 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, 

e cila pas arrestimit është dërguar  në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se ato t’i procedohen gjykatës kompetente.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)