03 Maj 2024

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Prishtinë, 9 tetor - Sot rreth orës 10:00, hetuesit policor të stacionit të veriut në Prishtinë, kanë arrestuar një person si të dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Nuhi Berisha”, ku dy persona të dyshuar pasi e kanë ndaluar viktimën (femër), i kanë grabitur nga qafa zinxhirin e arit (në vlerë rreth 500 euro).

Pas një pune intensive, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin G. M, mashkull, shtetas i Kosovës i mitur,

I njëjti është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)