04 Maj 2024

Arrestohet një i dyshuar për shpërthimin në veri

Mitrovicë, 5 shkurt - Një person i komunitetit serb, është arrestuar nga policia si i dyshuar për shpërthimin e ndodhur të hënën në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku janë plagosur dy fëmijë të komunitetit serb. 

Sipas zëdhënësit të policisë rajonale, Besim Hoti me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Policia e Kosovës sipas tij mbrëmë ka arrestuar dhe ka caktuar masën e ndalimit policor për një 40 vjeçar të komunitetit serb me urdhër të prokurorit publik.

\"Policia e Kosovës ka iniciuar një bastisje pas informacioneve lidhur me rastin se dy familjet bashkëbanues nuk janë në marrëdhënie të mira familjare dhe në këtë aspekt policia e Kosovës ka zgjedhur hetimet lidhur me rastin në fjalë. Mbetet faza e hetimeve për lëndimet e dy fëmijëve”, tha Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)