14 Maj 2024

Arrestohet një i dyshuar për lidhje të kontratës së dëmshme

Prishtinë, 12 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “lidhje e kontratës së dëmshme”.

I dyshuari  ishte kthyer nga Libia në vendbanimin e tij në rajonin e Ferizajt dhe hetuesit policorë me të marrë informatën me 12 shtator 2013 në orët e mëngjesit kanë zhvilluar një bastisje në shtëpinë e tij, me ç’ rast kanë arrestuar të dyshuarin dhe njëkohësisht kanë konfiskuar dëshmi relevante.

I dyshuari tashmë i arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, si përfaqësues i disa kompanive dhe personave fizikë në Kosovë, ka lidhur kontrata të dëmshme me kompani libiane dhe për pasojë kompanive dhe personave fizikë në Kosovë u ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në vlerë rreth 400.000.00 € (katërqind mijë euro).

Operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)