16 Maj 2025

Arrestohet një i dyshuar për hedhjen e koktej molotovit

Prishtinë, 15 mars - Arrestohet një i dyshuar për rastet e hedhjes së koktej molotovit në protestën e  26 shkurtit në Prishtinë.

Policia ka ngritur dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari më datë 26.02.2016 gjatë protestës së ndodhur në sheshin “Adem Jashari” si dhe në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka qenë i përfshirë dhe ka pasur një rol kyç në grupin e personave të maskuar që kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të policisë dhe shtëpisë së kryeministrit.

Veprimet hetimore dhe operative të ndërmarra nga ana e policisë që në fokus kanë pasur identifikimin e personave të dyshuar si dhe dokumentimin ligjor të veprave të sipër cekura kanë rezultuar me ndriçimin e disa rrethanave tejet të rëndësishme lidhur me rastet e përmendura.

Sa sipër ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me qëllim të furnizimit me koktej molotovi së bashku me disa persona të tjerë me datë 23.02.2016 ka blerë një veturë të tipit Citroën në një depo të hekurishteve në Kaçanik, e cila ka qenë me dokumentacion të pavlefshëm për qarkullim, pra ka qenë e ç ‘lajmëruar pranë organit kompetent që data 24.04.2014.

I dyshuari për shfrytëzimin e kësaj veture ka përdorur targat e një veture tjetër deri në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, ku edhe kanë ndaluar dhe parkuar veturën.

Ndërkohë që policia ka identifikuar personin e dyshuar si dhe ka lokalizuar veturën në fjalë të njëjtën e ka ekzaminuar dhe ka kryer kontrollet e duhura me ç’ rast  brenda sajë ka gjetur shishe qelqi që dyshohet të jenë koktej molotovi i përgatitur por i pashfrytëzuar , si dhe evidenca dhe dëshmi të tjera të rëndësishme që i kontribuojnë zbardhjes së rastit.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh për tu dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

Aktualisht policia po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast si dhe rastet e tjera të ngjashme me këto të ndodhura kohëve të fundit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)