29 Prill 2024

Arrestohet lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti

Prishtinë, 12 qershor - Sot në orët e mesditës në Prishtinë njësi speciale të Policisë së Republikës së Kosovës kanë arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. 

Arrestimi ndodhi pas një konference ku drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” kishin organizu për të bërë të ditur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti ishte në këtë konferencë për media edhe me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Përfaqësues të kësaj lëvizje kanë bërë të ditur se rreth 40 njësi speciale me 4 furgonë kanë arrestuar Kurtin, edhe pas perpjekjeve të shumta të përkrahesve të tij që mos të lejojnë policinë ta arrestoj.

Policia e Kosovës është detyruar te hedhe edhe gaz lotsjellës pasi aktivistët e lëvizjes kanë tentuar prapë ta pengojnë arrestimin e Kurtit.

Një ekip forcash policore qe mberriten me pese ose gjashte furgona, u futën brenda të selisë së 'Vetëvendosjes' dhe arrestuan liderin e saj.

Ka patur reagime të ashpra nga aktivisët përtej kordonit të policisë, te cilet shpuan gomat e disa furgonëve, akt që e detyroi policinë të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)