05 Maj 2024

Arrestohet i dyshuari për marrje të ryshfetit

Prishtinë, 25 korrik - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- njësia në Gjilan, në një operacion policor të realizuar më 24.07.2012 ka arrestuar një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Zyrtarë policorë nga DHKEK në Gjilan kanë arrestuar të dyshuarin B.V (1967) teknik i pylltarisë në Agjencinë pyjore në Gjilan (zyra në Kamenicë) me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit.

Policia përmes procesit hetimor ka siguruar informata se i dyshuari ka pranuar të holla në vlerë prej 500€ nga një qytetar me qëllim tё rregullimit tё dokumentacionit nё agjencinë pyjore pёr 100m³ dru.

I dyshuari është ndaluar derisa ishte duke drejtuar automjetin dhe gjatë kontrollit të veturës së tё dyshuarit janë gjetur të holla nё vlerë prej 500€ të cilat janë konfiskuar nga policia.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit kompetent dhe të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)