15 Maj 2024

Arrestohet i dyshuari për falsifikim, keqpërdorim dhe mashtrim

Prishtinë, 20 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, sot rreth orës 14:00, ka arrestuar të dyshuarin punonjës në një bankë, si analist i kredive, dega në Mitrovicë.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar, dyshohet se ka kryer veprat penale ‘falsifikim i dokumenteve’, ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe atë të ‘mashtrimit’.

I dyshuari e ka caktuar viktimën, pa dijeninë e tij, si garantues në një kredi, në shumë prej 25.000.00€ (njëzet e pesë mijë euro), për një kompani.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)