16 Maj 2025

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Dren Kukaj

Prishtinë, 16 mars - Sot në mesditë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Dren Kukaj është arrestuar në ambientet e stacionit policor numër 2 në Prishtinë.

Dren Kukaj, i cili është me profesion jurist, kishte shkuar në stacionin policor për të kërkuar sqarime për kidnapimin e Boiken Abazit, i cili u mor nga policët civilë në një lokal.

Dren Kukaj është dërguar në mbajtje, dhe i është dhënë masa e paraburgimit 48 orë. Avokati i Dren Kukajt është përpjekur të marrë të dhëna për këtë mbajtje, por policia ka refuzuar të përgjigjet.

\"Kjo valë e arrestimeve, deportimeve, rrahjeve nëpër stacione policore, thyerjeve të zyrave, linçimeve e shpifjeve përmes mediave të varura dhe organeve të propagandës, montimeve të akuzave të pavërteta dhe thirrjeve për dhunë e përndjekje nga ana e pushtetarëve më të lartë, është e gjitha e drejtuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje!\", thekson Vetëvendosje.

Pushteti sipas Vetëvendosje është bërë mizor dhe i pamëshirshëm ndaj subjektit të vetëm që premton transformim rrënjësor dhe demokratizim të vendit. Por këto do të jenë ditët e fundit të këtij pushteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)