04 Maj 2024

Arrestohen tre të dyshuar për marrje dhe mundësim të prostitucionit

Prishtinë, 18 korrik - Operacioni policor për arrestimin e dy të dyshuarve kosovarë dhe një të dyshuare shtetase e Moldavisë i koduar me emrin “Ali Baba”, ka filluar së realizuari pas mesnatës në një lokal - kafe bar në Prizren.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, njësia në Prizren gjatë realizimit të këtij operacioni ishte e asistuar edhe nga njësite të tjera të stacionit policor të Prizrenit.

Gjatë operacionit policor që ishte i koordinuar edhe me prokurorinë kompetente policia ka arrestuar tre të dyshuar, duke përfshirë këtu edhe pronarin e lokalit, me dyshimin e bazuar se të njëjtit mundësonin, respektivisht zhvillonin veprimtarinë kriminale të prostitucionit.

Policia në bazë të procedurës hetimore dhe masave të fshehta ligjore ka pasur dyshimin e bazuar se e dyshuara A. M. (1984) shtetase e Moldavisë, përpos punës së saj si valltare në këtë lokal është marrë edhe me prostitucion, duke ofruar shërbime seksuale me pagesë për “klientelën” që i është siguruar nga të dyshuarit tashmë të arrestuar.

Personave të arrestuar me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)