30 Prill 2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 16 tetor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore mbrem dje rreth orës 23:00, në rajonin e Ferizajt ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Trafikim me qenie njerëzore’ dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Personat e arrestuar janë: H. S. i lindur me 1970, H. A. i lindur me 1982, dhe G. C. i lindur me 1976,

Pas identifikimit të viktimës së trafikimit femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, hetuesit policorë kanë zhvilluar hetime në pista të ndryshme të cilat kanë sjellë deri tek identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)