18 Maj 2024

Arrestohen tre persona për ‘trafikim të substancave narkotike’

Prishtinë, 2 dhjetor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me 1 dhjetor 2013, ka realizuar një operacion policor, me ç’ rast ka arrestuar tre persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike’.

Personat e arrestuar janë: M. M. i lindur me 1970, N. H. i lindur me 1976 dhe I. M.     i lindur me 1969.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin personat e dyshuar, tashmë të arrestuar nga polica, janë gjetur dhe konfiskuar nëntë (9) kilogramë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre (993) gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Si vazhdimësi e operacionit me urdhër të gjyqtarit përkatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale 403.8 gramë eksploziv i llojit TNT, gjashtë (6) kuti me dyllë që dyshohet të jetë lëndë sekondare për prodhimin e bombave, dhe 850 copë fishekë të cal. 7.62 mm.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)