30 Prill 2024

Arrestohen tre persona për kontrabandim të migrantëve

Prishtinë, 13 qershor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera disa mujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi,  që merrej me kontrabandim të migrantëve dhe falsifikim të dokumenteve, sot në rajonin e Pejës dhe të Prizrenit, ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “RRUGA” dhe është  arrestuar ky  grup të dyshuarish të cilët në vazhdimësi kryenin veprat penale të kontrabandimit të migrantëve dhe falsifikonin dokumente, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuarit janë: R.  H.  1970; P.  G.  1990 dhe  L. H.  1999   

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Një laptop, një shtëpizë kompjuteri, tre telefona celularë; dokumente që dyshohen si të falsifikuara dhe një armë gjuetie e  kalibrit 12 mm dhe 12 fishekë te të njëjtës armë.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme hetimore .