29 Prill 2024

Arrestohen tre persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 12 mars - Bazuar në urdhëresën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dje ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Personat e arrestuar janë: A. B. i lindur me 1968; K. A. i lindur me 1973 dhe A. M. i lindur me 1983 m/sh /kosovar

Arrestimi i këtyre personave është kryer për shkak të dyshimit të bazuar se në periudhën kohore 2010-2012 kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare si menaxher të institucionit mikro-financiar KOSINVEST, me seli në Prishtinë, që ka rezultuar me dëm financiar për debitorët dhe kreditorët, që fillimisht vlerësohet në shumë prej 248,000 (dyqind e dyzet e tetë mijë) euro.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)