16 Maj 2024

Arrestohen tre persona për grabitje me armë në Bahrejn

Prishtinë, 9 tetor - Në një operacion të kryer në Prishtinë që filloi mbrëmjen e kaluar, Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e prokurorisë së EULEX-it, arrestoi tre qytetarë të Kosovës të dyshuar për pjesëmarrje në grabitje me armë në Mbretërinë e Bahrejnit në shtator të këtij viti, ku është përfshirë vjedhja e stolive të çmuara (orë dore të shtrenjta) me vlerë mbi 1.1 milion euro.

Të dyshuarit janë arrestuar me akuza për detyrim të rëndë dhe sulm duke shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar që ka kryer grabitje të rëndë. Në të njëjtën kohë janë kryer bastisje të katër shtëpive.

Hetimet lidhur me këtë rast po i kryen Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Operacionin e ka autorizuar një gjyqtar i  EULEX-it për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)