29 Prill 2024

Arrestohen tre persona për falsifikim të vizës franceze

Prishtinë, 23 shtator - Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për falsifikim të vizës, njoftohet në komunikatën e Policisë.

Më tej në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Drejtorisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Sektori për Hetimin e Korrupsionit, kanë marrë informatën se në ambasadën kroate në Prishtinë, dyshohet për një pasaportë ku viza franceze e vendosur në këtë pasaportë dyshohet të jetë e falsifikuar.

Hetuesit policor me të marrë informatën, kanë intervenuar në rast dhe katër persona të dyshuar i kanë shoqëruar për në lokalet e policisë për marrje të deklaratave.

Personat e dyshuar të këtij rasti janë: Kol. M. 1950 mashkull shqiptar /kosovar; Gylhan. I. 1981 mashkull rom /kosovarë; Rukije. K. 1958 femër egjiptase /kosovare; Feride. S. 1990 femër rome /kosovare.

Të gjithë të dyshuarit janë sjellë në stacion policor nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Falsifikim dokumenti neni 332 i KPK.

Pas marrjes së deklaratave është kuptuar se të dyshuarit me iniciale K. M. dhe R. K. kanë kërkuar para në vlerë prej 3000 (tremijë) euro për t’i rregulluar vizën franceze, vizë kjo që dyshohet të jetë e falsifikuar dhe po të njëjtit e kanë pranuar se kishin kryer falsifikimin e vizës franceze por me çmim në vlerë prej 2500 euro.

I dyshuari me iniciale G. I. i cili kishte paguar çmimin në vlerë prej 2500 euro, ka qenë në dijeni për një gjë të tillë që viza franceze ka qenë e falsifikuar.

Tre nga katër të dyshuarit janë arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit ndërkohë që janë duke u përgatitur të gjitha procedurat e mëtutjeshme për kompletimin e kallëzimit penal ndaj të dyshuarve, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)