02 Maj 2024

Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë, 8 shtator - Sot, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! , u tubuan para hyrjes kryesore të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë e tyre rreth projektligjit për qendrën e Prizrenit, i cili sot po debatohet nga këshilltarët komunalë të Prizrenit.

Policia tentoi që t|i shpërndante aktivistët dhe në tentim e sipër arrestoi tre prej tyre.

Ata janë: Kushtrim Dakaj, Edi Kabashi dhe Jaser Ymeri. Megjithë përpjekjen e policisë protesta po vazhdon dhe asaj po i bashkangjiten edhe qytetarët e Prizrenit.

Mbledhja e Kuvendit Komunal po vazhdon, ndërkaq përballë protestuesve qëndron njësia speciale e policisë, i cila e ka bllokuar hyrjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)