04 Maj 2024

Arrestohen të dyshuarit për “Vjedhje të rëndë ”

Pejë, 26 dhjetor - Njësitë hetimore të Policisë  Kosovës nga Stacioni Policor ne Pejë, pas një pune intenzive operativo-hetiomore kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin shqiptar të Kosovës, D.Sh. (1992), si të dyshuar për veprën penale Vjedhje e rëndë.

Më 10 dhjetor nga ana e qytetarit në ketë rast është raportuar rasti Vjedhje e rendë, ku atëherë persona të panjohur duke përdorur mjete të përshtatshme kanë hapur dritaren e shtëpisë,dhe pasi kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës i cili me familje jeton në ShBA, kishin vjedhur gjësende elektronike,etj.

Gjate veprimeve hetimore,hetuesit kanë arritur qe te sigurojmë prova me ç’rast në cilësi të provës është gjetur dhe konfiskuar një Tv Plazma “ Samsung “ si dhe janë siguruar prova te cilat e faktojnë veprimtarin  kundërligjore te dyshuarit ,ne  lokacionin ku ka ndodhur vepra.

Gjerat e konfiskuara me urdhër te Prokurorit të shtetit do ti këthehen pronarit.

Vlen te ceket se personit te arrestuar me vendim te Prokurorit te shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, dhe janë duke u zhvilluar hetime në vazhdim për të ndriquar implikimin  e tij edhe në raste tjera të mundëshme kriminale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)