13 Maj 2024

Arrestohen shtatë persona për kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 24 tetor - Sot duke filluar në orët e hershme të mëngjesit, Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, me asistimin e njësive tjera policore, ka realizuar një operacion policor në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast kanë bastisur shtatë lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit ku janë arrestuar shtatë persona, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.

Personat e arrestuar janë: F. K., B. B., S. E., F. K., F. K., Sh. A.dhe Q. B.

Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personat tashmë të arrestuar nga policia në bashkëveprim dhe në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit material, kanë siguruar dhe rregulluar dokumente të ndryshme të falsifikuara, kryesisht pasaporta, viza dhe letërnjoftime të shteteve të ndryshme të Evropës.

Gjatë bastisjes janë gjetur dy punëtori për prodhimin dhe fabrikimin e dokumenteve të ndryshme dhe janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale aparatura dhe materiale të ndryshme për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve, dhjetëra vula dhe mostra të vulave, dokumente të shumta që dyshohen se janë të falsifikuara, si: pasaporta, viza, letërnjoftime, certifikata dhe formularë të ndryshëm.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)