19 Maj 2024

Arrestohen pesë të dyshuar për shit-blerjen e narkotikeve

Prishtinë, 4 shkurt - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në një opracion të zhvilluar nga njësia për hetimin e Trafikimit të Narkotikëve janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj prej tyre dy shtetas të Maqedonisë, dy shqiptarë dhe një turk.

Ata sipas policisë janë arrestuar derisa po bënin shit-blerjen e substancave të dyshuara narkotike.

'Të dyshuarit nga Maqedonia kishin sjellë substancën narkotike me qëllim që tua shisnin të dyshuarve nga Kosova", thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 99.02 gramë substancë e dyshuar e llojit Heroinë, 1420 euro para kesh, shtatë telefona celularë, dy memori karta, dhe një veturë me tabela të kosovës.

Me autorizim të prokurorit të dyshuarit sipas policisë janë dërguar në mbajtje. 


    S. A. Viti i lindjes 1967  M/SH/K
    H. B. Viti i lindjes 1973  Turk/K
    R. S. Viti i lindjes 1955  M/SH/K
    S.  I . Viti i lindjes 1982  Shtetas Maqedon
    R. A.  Viti i lindjes 1978 Shtetas  Maqedon

Gjate këtij operacioni policor kane asistuar njësitet policore nga Rajoni i Ferizajt, Gjilanit dhe Policia Kufitare e Hanit te Elezit.

Të dyshuarit me autorizim të Prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për dyzet e tetë (48) orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)