05 Maj 2024

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Prishtinë, 14 mars - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:00 policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë, që është raportuar me datën 17 janar të këtij viti.

Rasti sipas njoftimi të policisë ka ndodhur në rrugën “Bedri Bajrami”, saktësisht në parkun e qytetit në Podujevë, ku është vjedhur një skulpturë, që arrin vlerën rreth 20.000 euro.

Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, lidhur me rastin në fjalë,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit A. Ç mashkull, 18 vjeç, A .R 19 vjeç , D. A  19 vjeç , B. H  21 vjeç , dhe B. R  21 vjeç.

Personat e arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendër të mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës përkatëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)