28 Prill 2024

Arrestohen pesë persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Prishtinë, 14 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-Prizren, sot rreth orës 11:00 në rajonin e Prizrenit ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar pesë persona me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penal “mundësim në prostitucion dhe marrje me prostitucion”.

Ky operacion policor është realizuar bazuar në informacionet që zyrtaret policor kishin arritur ti siguronin më herët përmes rrugëve taktiko-operative  lidhur me zhvillimin  e këtij aktiviteti kriminal  të këtij grupi.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S. Z   - mashkull; N. C  - mashkull; I. D   -  mashkull; L. K  - femër dhe B. N  - femër.

Bazuar në hetimet preliminare të policisë personat e dyshuar S.Z  dhe N.C në bashkëpunim kishim mundësuar zhvillimin e prostitucionit duke shfrytëzuar një shtëpi dhe një lokal që  dyshohet se ju takojnë  këtyre personave.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj dy personave të parë është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tre të tjerët janë dërguar në Gjykatë për Kundërvajtje për procedurë të mëtutjeshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)