Arrestohen pesë persona të dyshuar për kontrabandim me migrant

Prishtinë, 28 nëntor - Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja policore në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën  e Kosovës po e  shfrytëzojnë  si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. 
Dje rreth orës 08:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në  dy raste të ndara Policia ka ndalë shtatë shtetas turq të cilët kishin  udhëtuar  nga Stambolli , kinse për   vizitë në Republikën e Kosovës , ndërsa në bazë të informacioneve policore dyshohej se qëllimi i tyre ishte që përmes Kosovës të shkojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian.   
Bazuar në këto dy raste  dhe informacioneve paraprake policore,  Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare ka  ndërmarrë një  operacion  të shpejt, ku ka  identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar: B. H., J. P. dhe N. T. femër.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe   me qëllim të përfitimit material, kanë aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj , në cilësi të vizitorëve në Kosovë dhe më pastaj kontrabandimin e tyre  drejt vendeve të Bashkimit Evropian. 
Lidhur me rastet ekziston dyshimi i bazuar se të  dyshuarit  e lartcekur në bashkëpunim  dyshohet se kanë   kryer   veprat penale  kontrabandim   me migrantë    dhe të  njëjtit  mevendimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë dërguar  në mbajtje. 
Ndërsa po ashtu me datë 27.11.2014 rreth orës 18:00, me kërkesë të Sektorit të  Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, në dalje të pikës   kufitare Kullë,  janë ndaluar tetë (8) shtetas turq, të cilët në Republikën e Kosovës  kanë hyrë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. 
Këta persona dyshohet se kanë hyrë në Kosovë kinse për vizitë familjare në Kosovë , kurse qëllimi i tyre po ashtu dyshohej se ishte shkuarja në vendet e Bashkimit Evropian. 
Lidhur me këtë rast , Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare pas një pune të suksesshme, ka identifikuar dhe arrestuar dy (2) të dyshuarit shtetas Kosovarë.  
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: A. M. mashkull  dhe Ç. B.   
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe   me qëllim të përfitimit material, kanë aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj , në cilësi të vizitorëve në Kosovë dhe më pastaj kontrabandimin e tyre  drejt vendeve të Bashkimit Evropian. 
Prandaj  ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartcekur, dyshohet se kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë dërguar në mbajtje. 
  















