19 Maj 2024

Arrestohen katër të dyshuar në Vushtrri

Prishtinë, 6 mars - Pas një  hetimi disa mujor, Policia e Kosovës që është pjesë e Departamentit Special Antikorrupsion ka arrestuar sot katër persona (zyrtarë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë) dhe ka bastisur një numër të shtëpive dhe lokaleve në Vushtrri.

Kontrolli i shtëpive dhe lokaleve është bërë bazuar në urdhëresën nga Gjykata e Qarkut të Mitrovicës derisa arrestimet janë bërë me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në cilësi të provave materiale nga policia janë sekuestruar një revole pa leje, municion, një llaptop dhe një sasi e dokumentacioneve.

Operacioni i sotshëm është mbështetur nga Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës dhe është zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Arrestimet e katër të dyshuarve dhe bastisjet janë kryer me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale të pushtimit të paligjshëm të pronës së paluajtshme, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit, ushtrim të ndikimit, dhe krim të organizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)