06 Maj 2024

Arrestohen katër persona të dyshuar për tentim vjedhje

Prishtinë, 23 mars - Dje zyrtarët  policor të stacionit qendra në Prishtinë,  kanë arrestuar katër persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një rast të vjedhjes në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Personat e dyshuar janë vërejtur nga policët të cilët kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e tyre, bëhet fjalë për;

Ø    K.  S, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës
Ø    G. K,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ø    B. V, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Ø    M. V, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e disa lokacioneve ku hetuesit rajonal kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:

o    dy televizorë – Plazma
o    dy Laptopa
o    një agregat
o    sasi e  vogël substancës narkotike që dyshohet të jenë marihuanë,
o    një thikë etj.

Personat e arrestuar janë dërguar  në qendrën rajonale të ndalimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se lënda e tyre t’i kaloj gjykatës kompetente.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)