16 Prill 2024

Arrestohen katër persona për falsifikim

Prishtinë, 2 tetor - Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, ka arrestuar të hënën katër persona të dyshuar për falsifikim të parave dhe dokumenteve.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës bëri të ditur se i arrestuar është S. B. nga Prishtina, si i dyshuar se i njëjti ka kryer veprën penale të falsifikimit të parasë dhe ka bërë shpërndarjen e parave të falsifikuara me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas hetimeve policore i ndaluari në bashkëveprim me dy të dyshuar të tjerë, të nacionalitetit serb M.R dhe N.N të arrestuar më 3 tetor në regjionin e Ferizajt, dyshohet se kanë kryer këtë vepër penale.

Në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë të njëjtit i caktohet masa e ndalimit policor.

Gjithashtu policia njofton se dje rreth orës 11.30, Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, sektori në Prizren nën dyshimin se kanë falsifikuar vërtetimin mbi të kaluarën kriminale, ka arrestuar tre persona A.N (1979), I.N (1978) dhe Sh.N (1983).

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)