04 Maj 2024

Arrestohen katër persona në kërkim me Leterreshtim

Pejë, 7 shkurt - Në kohë të ndryshme Njësite të Policisë Kosovës të Stacioneve Policore Pejë, Deçan dhe Klinës kanë arrestuar personat e shpallur në kërkim më Letërreshtim.

Të arrestuarit janë shtetasi te Kosovës: Hajdar S. (1962) i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej 4 vitesh në Burgun e Dubravës,bazuar në Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Pastaj është Faruk Sh. (1976)  i cili është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak të veprës penale nga neni 153 parag.2 KPK.

Skelqim D. (1987) i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej 28 muajve në Burgun e Dubravës,bazuar në Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë – Dega në Deçan.

Si dhe Simon Gj. (1975), i cili kërkohej me Urdhër-Arrest Ed.nr.99/2012, e lëshuar nga gjykata komunale ne Klinë,dhe i njëjti pas arrestimit, është dërguar ne ketë gjykatë  ku sipas Aktvendimit  te gjykatës se Qarkut në Pejë  P.nr.181/07 është dënuar me 900 euro ose 60 ditë burg, mirëpo i lartcekuri i ka paguar detyrimet me të holla  sipas vendimit, prandaj me urdhër te gjykatës është liruar .

Veprimet policore për arrestimin e këtij personi kanë qenë të bazuara në Urdhëresat e gjykatave të cekura më lartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)