06 Maj 2024

Arrestohen dy zyrtar policorë për shpërdorim detyre

Prishtinë, 24 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Njesitin e Hetimeve rajonale te Pejës kanë arrestuar një rreshter policor nga stacioni policor i Gjakovës nën dyshimin se ka  kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-gjuajtje me armë zjarri”.

Në fshatin Palabardhë të komunës së Gjakovës, me datën 23.12.2011, rreth orës 13:40, është raportuar rasti Gjuajtje me armë zjarri.

Në vend të ngjarjes kanë dalur Njësitet Regjionale të Policisë së Pejës, ku fillimishtë është kuptuar se në këtë rast janë të përfshirë dy familje fqinje nga i njëjti fshat dhe pas marrjes së informatave fillestare në lidhje me rastin, është kuptuar se në këtë rast është i përfshirë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ku menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Hetuesi I IPK-së me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas intervistimit të palëvë të përfshira në rast dhe pas mbledhjes së dëshmive të tjera, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë së Qarkut në Pejë është marrur vendimi që Rreshterit policor ti shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

Inspektorati Policor po ashtu në fillim të muajit dhjetor ka pranuar ankesën e një qytetari nga Prizreni në lidhje me marrjen e ryshfetit nga zyrtari policor i Policisë së Kosovës A. H, i cili shërben në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, përkatësisht në Njësitin e Hetimeve Rajonale.

IPK me të marr ankesën e qytetarit ka përgatitur një plan operativ në lidhje me rastin dhe në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë Komunale të Prizrenit, sot rreth orës 18:10, zyrtari policor është arrestuar nga ana e hetuesve të Inspektoratit, nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar para në vlerë prej 50 Euro nga ankuesi në lidhje me  për-shpejtimin e lëndës së ankuesit për kompensim të dëmit material në një Kompani të Sigurimeve në Prizren.

Andaj në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Komunale në Prizren i dyshuari A. H i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit është kërkuar Suspendimi nga puna.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)